Ndërlidhjet

Beograd: U ratifikua marrëveshja me BE-në


Parlamenti i Serbisë me shumicë votash e ka mbështetur Marrëveshjen për Stabilizim Asocim me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje, do të zbatohet në tërësi, vetëm atëherë kur BE-ja do të jetë e kënaqur me bashkëpunimin e plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës.

Për ratifikimin e marrëveshjes votuan 139 deputetë, ndërsa 26 ishin kundër. Deputetët e Partisë Radikale të Serbisë ishin në sallë, por nuk morën pjesë në votim.

Lidhjet më të afërta me BE-në, ku pjesa më e madhe e vendeve anëtare e pranuan pavarësinë e Kosovës, ndikuan në rënien e qeverisë serbe në muajin mars.

Parlamenti serb sot ratifikoi edhe marrëveshjen me Rusinë për investime në industrinë e naftës dhe gazit në Serbi. Marrëveshja i hap rrugën gjigantit rus të gazit Gazprom që të ndërtojë një tubacion në jug të Serbisë dhe depo nëntokësore në Vojvodinë, si dhe ta blejë monopolin serb të naftës, NIS.
XS
SM
MD
LG