Ndërlidhjet

Bildt: S'ka asnjë frikë nga planet serbe për Kosovën


"Nuk ka asnjë frikë" nga planet serbe për t'i kërkuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të "japë mendimin" për pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar Carl Bildt, ministër i Jashtëm i Suedisë.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremiç, Bildt tha se i ka thënë atij se përderisa dy vendet kanë dallime rreth statusit të Kosovës, ato mbështesin anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Jeremiç tha se Beogradi "veproi me vetëpërmbajtje" kur Kosova shpalli pavarësinë, dhe u "përcaktua për diplomaci dhe ligjin ndërkombëtar", në vend të sanksioneve apo mjeteve tjera.
XS
SM
MD
LG