Ndërlidhjet

Moskë: 7.600 trupa në rajonet separatiste të Gjeorgjisë


Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Anatoly Serdykov tha se Moska planifikon të stacionojë gjithsejt 7.600 ushtarë në rajonet e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë në Gjeorgji.

Serdykov citohet të ketë thënë në një takim me presidentin Dmitry Medvedev se tashmë është arritur ujdia me liderët e këtyre dy rajoneve për "strukturën dhe lokacionin" e kontingjentit.

Medvedev i ka urdhëruar Serdykovit që të përcaktojë se në ç'mënyrë Rusia do të zbatojë kërkesën e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë për "të vendosur baza" në këto rajone.
XS
SM
MD
LG