Ndërlidhjet

Rusia kritikon vendimin e SHBA për paktin bërthamor


Rusia e kritikoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar paktin për bashkëpunim bërthamor.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi ishte "i gabuar" dhe "i politizuar".

Deklarata gjithashtu thotë se hapi i Shteteve të Bashkuara ishte goditje ndaj "bashkëpunimit të dyanshëm në shumë fusha bërthamore".

Presidenti George Bush e pezulloi marrëveshjen civile bërthamore në shenjë protesti ndaj aksioneve ushtarake të Moskës në Gjeorgji.

Ky veprim shënon ndëshkimin e parë të prekshëm të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë për shkak të konfliktit me Gjeorgjinë.

Në njoftimin që i dërgoi Kongresit, Bush tha se qeveria ruse ka ndërmarrë aksione që janë "jokompatibile me marrëdhëniet paqësore me fqiun e saj sovran dhe demokratik, Gjeorgjinë".
XS
SM
MD
LG