Ndërlidhjet

Liderët afganë dhe pakistanezë bashkë kundër terrorizmit


Presidenti i ri i Pakistanit Asif Ali Zardari dhe homologu i tij afgan, Hamid Kharzai thanë se do të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në luftën kundër terrorizmit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pak pasi presidenti pakistanez Zardari e bëri betimin solemn, Kharzai tha se luftimi i terrorizmit "është një çështje e rëndësishme për të dy vendet".

Marrëdhëniet mes dy fqinjve ishin të shtrënguara në kohën e presidentit pakistanez Pervez Musharraf, kur lideri afgan e akuzonte Islamabadin se nuk bën sa duhet për të penguar militantizmin ndërkufitar.
XS
SM
MD
LG