Ndërlidhjet

logo-print

Irani: OKB t'u përgjigjet kërcënimeve izraelite


Irani ka protestuar në Kombet e Bashkura për shkak të kërcënimeve të Izraelit për të rrëmbyer presidentin Mahmoud Ahmadinejad dhe përdorimit të forcës kundër Republikës Islamike.

Në letrën drejtuar sekretarit të përgjithshëm të KB, Ban Ki-Moon, ambasadori iranian në OKB, Mohammad Khaze kërkoi "përgjigje të vendosur e të qartë" nga Kombet e Bashkuara për ato që i cilëson si kërcënime të rrezikshme nga Izraeli. Letra thotë se Irani nuk do të hezitojë të përgjigjet ndaj çfarëdo sulmi.

Ministri izraelit Rafi Eitan është cituar të ketë thënë se rrëmbimi i Ahmadinejadit mund të ishte "një opcion i pranueshëm" për ta sjellë atë para gjykatës ndërkombëtare për krime të luftës.
XS
SM
MD
LG