Ndërlidhjet

SHBA: Jo embargo të armëve Gjeorgjisë


Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë propozimin e Rusisë që Këshilli i Sigurimit t'i vendosë sanksione ndërkombëtare të armëve Gjeorgjisë.

Ben Chang, zëdhënës i misionit amerikan në KB, tha se Shtetet e Bashkuara e shohin hapin e Rusisë si përpjekje për të "shmangur vëmendjen" nga obligimi ende i papërmbushur i Moskës, për tërheqjen e trupave ruse nga i gjithë territori i Gjeorgjisë jashtë rajoneve separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaliy Churkin tha se kundërshtimi amerikan do ta vështirësojë miratimin e rezolutës për embargo të armëve ndaj Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG