Ndërlidhjet

Rusia kërcënon mburojat raketore amerikane


Komandanti i forcave strategjike raketore të Rusisë tha se Rusia mund t'i shënjestrojë mburojat raketore amerikane në Evropë me raketa balistike.

Gjenerali Nikolai Solovtsov tha se "stabilimentet mbrojtëse raketore në Poloni dhe Çeki, si dhe stabilimentet tjera të ngjashme, në të ardhmen mund të përcaktohen si shënjestra".

Solovtsov i bëri këto komente një ditë para vizitës së ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov në Poloni.
XS
SM
MD
LG