Ndërlidhjet

Hagë: Gjykata hedh poshtë akuzat për Srebrenicën


Një gjykatë holandeze ka marrë një vendim, me të cilin e zhvesh nga përgjegjësia qeverinë holandeze për mosmbrojtjen e viktimave të masakrës së Srebrenicës nga trupat holandeze, që vepronin nën mandatin e OKB-së.

Akuza qe bërë nga dy familje boshnjake, të cilat kërkonin kompensim për vdekjen të afërmve të tyre.

Rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë janë vrarë më 1995 në Srebrenicë nga forcat e serbëve të Bosnjes, derisa enklava ishte nën kontrollin zyrtar të forcave holandeze të OKB-së.

Rasti ishte përpjekja e parë e këtij lloji për të mbajtur përgjegjës për mosmbrojtjen e civilëve një shtet, i cili ka marrë pjesë në një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG