Ndërlidhjet

Prishtinë: Arrestohen 7 të dyshuar për korrupsion


Nën dyshimin se janë marrë me korrupsion dhe krim te organizuar, Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona.

Gjashtë nga të arrestuarit janë zyrtarë të Doganës së Kosovës, ndërsa i arrestuari i shtatë është punëtor në një agjensi shpedicioni.

Të arrestuar janë: Bujar Shatri- Drejtor i Operacioneve e të Hyrave në Doganën e Kosovës, Lulzim Syla- Shef i ndërrimit në pikën Doganore në Han të Elezit, Arsim Zuka- Zyrtar Doganor për Inteligjencë në Han të Elezit, Bekim Gashi- shef i ndërrimit në pikën Doganore në Han të Elezit, Arlind Oshrani- oficer doganor në Han të Elezit, Korab Shasivari- shef i ndërrimit në pikën Doganore në Aeroportin e Prishtinës si dhe Selatin Krasniqi - punëtor në shpedicionin " Xheti Shped" në Han të Elezit.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës njofton se të arrestuarit kanë pasur këto pozita gjatë vitit 2007, në kohën kur edhe dyshohet se kanë kryer veprat penale.

Veprat penale që rëndojnë mbi këta persona janë: krimi i organizuar, shpërdorim i pozitës zyrtare, marrje apo dhënie e ryshfetit.

Hetimet në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës i kanë filluar gjatë vitit 2008, pas shkresës zyrtare pranuar nga Dogana për dyshime të mundshme.

Kallëzimi penal kundër shtatë të arrestuarve do të dërgohet në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG