Ndërlidhjet

Kosova solidarizohet me viktimat e 9/11


Me rastin e 7 vjetorit të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, institucionet më të larta vendore dhe partitë politike kanë shprehur solidaritetin me popullin amerikan.

11 shtatori ka forcuar vetëdijen se rreziku nga terrorizmi është kërcënimi më serioz ndaj shoqërisë së sotme njerëzore dhe se askush nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj këtij kërcënimi, është theksuar në komunikatat për media.

Ndërkohë, për nder të viktimave të 11 shtatorit, Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të mbajnë nesër ceremoni përkujtimore, kurse iniciativa "In Memoriam", do të ndezë qirinj gjithandej Kosovës.
XS
SM
MD
LG