Ndërlidhjet

Irani goditet nga tërmeti


Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot jugun e Iranit.

Shërbimi i Gjeologjisë i SHBA-së tha se një tërmet prej 6.1 një shkallë të Rihterit e ka goditur provincën jugore të Hormuzgan-it, në perëndim të qytetit Bandar Abass.

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë lënduar.

Nuk dihen dëmet tjera.

Raportohet se tërmeti është ndjerë përgjatë Gjirit Persik në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku disa ndërtesa janë evakuuar për shkak të dridhjeve.

XS
SM
MD
LG