Ndërlidhjet

logo-print

NATO largon anijet nga Deti i Zi


NATO tha se grupi prej katër luftanijeve të aleancës është larguar sot nga Deti i Zi pas ushtrimeve, që koinciduan me konfliktin e Rusisë me Gjeorgjinë dhe bënë që Moska ta akuzojë NATO-n se po ngriste një flotë detare.

Grupi përbëhej nga anijet spanjolle, gjermane, amerikane dhe polake.

Ato arritën disa ditë pas shpërthimit të armiqësive mes Gjeorgjisë dhe Rusisë për rajonin e Osetisë Jugore, por NATO ka insistuar se zbarkimi i tyre ishte planifikuar një vit më parë.
XS
SM
MD
LG