Ndërlidhjet

Armenia furnizon me rrymë Turqinë


Ministri armen i Energjisë Armen Movsisian tha se Armenia ka nënshkruar një marrëveshje për ta furnizuar Turqinë me energji elektrike.

Movsisian tha se marrëveshja parasheh, që furnizimi i Turqisë me energji elektrike nga Armenia të nisë në fillim të vitit 2009.

Është kjo shenja e parë konkrete e zbutjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, që nga vizita historike e presidentit turk Abdullah Gul në Armeni.

Vizita e tij, me ftesë të homologut armen Serzh Sarkisian, ka ngritur shpresat se Yerevani dhe Ankaraja do të tejkalojnë armiqësitë shumëvjecare dhe do të vendosin marrëdhëniet diplomatike.
XS
SM
MD
LG