Ndërlidhjet

Bramertz optimist për arrestimin e Mlladiqit...


Prokurori i përgjithshëm i Tribunalit të Hagës Serge Brammertz tha sot se është optimist se Serbia do të ketë sukses në përpjekjet e saj për të arrestuar të akuzuarit për krime lufte.

"Më lejoni që të shprehë një optimizëm të kujdesshëm se kërkimi për të arratisurit Ratko Mlladiq dhe Goran Haxhiq do të jetë i suksesshëm", ka thënë Brammertz pas takimit me zyrtarët serbë.

Është kjo vizita e parë e Brammertzit në Beograd që nga arrestimi i të dyshuarit për gjenocid Radovan Karaxhiq, që ka shënuar një kthim në bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën për Krime Lufte pas disa viteve të një progresi të lëkundshëm.

Gjykata dëshiron që ta sjellë në Hagë edhe gjeneralin e serbëve të Bosnjes Ratko Mlladiq, i cili akuzohet për gjenocid për masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8 mijë mysliamne dhe për rrethimin 43 mujor të Sarajevës, ku janë vrarë rreth 14 mijë njerëz.

I arratisuri tjetër është lideri i serbëve të Kroacisë Goran Haxhiq, i akuzuar për krime kundër njerëzimit në luftën e Kroacisë.

XS
SM
MD
LG