Ndërlidhjet

SHBA: Sanksione për Linjat Detare të Iranit


Departamenti amerikan i Thesarit ka vënë sanksione transportuesit kombëtar detar të Iranit dhe 18 degëve të tij për sic thuhet përkrahjen e programit bërthamor të Iranit.

Departamenti i Thesarit ka thënë se Linjat Detare të Republikës Islamike të Iranit(IRISL) dhe degët e saj po ofrojnë përkrahje logjistike për Ministrinë Iraniane të Mbrojtes.

Qytetarët amerikanë janë ndaluar që të kryejnë transaksione me këto linja, përderisa Departamenti ka thënë se do të mundohet, që të ngrijë asetet e kompanive, që janë nën juridiksionin amerikan.
XS
SM
MD
LG