Ndërlidhjet

SHBA-të shënojnë 7-vjetorin e 9/11


SHBA-të shënojnë sot 7-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, që lanë të vdekur rreth 3 mijë njerëz.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti George Bush do të mbajë një minutë heshtje në kohën kur aeroplani i parë i rrëmbyer goditi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë më 11 shtator të vitit 2001.

Të nominuarit për president, senatori republikan John McCain dhe senatori demokrat Barack Obama pritet të marrin pjesë në ceremonitë, që mbahen në vendin ku ndodheshin kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, të cilat kolapsuan pasi u goditën nga aeroplanët e rrëmbyer.

Terroristët e lidhur me Al Qaid-an mbahen përgjegjës për sulmin me aeroplanë të rrëmbyer në New York dhe për sulmin në Pentagon ne Uashington, si dhe per rrembimin e aeroplanit te katert i cili u perplas ne Pensilvani me 1 shtator te vitit 2001.
XS
SM
MD
LG