Ndërlidhjet

Bush: SHBA dhe Iraku pro reduktimit të trupave


Presidenti amerikan George Bush tha se edhe SHBA-të edhe Iraku duan që të reduktohet numri i trupave amerikane në Irak.

Duke folur pas një takimi me presidrntin e Irakut Jalal Talabani në Shtëpinë e Bardhë, Bush tha se situata në Irak është ende e vështirë, por siguria është përmirësuar mjaft që nga vendimi i tij i vitit 2007, për të shtuar afër 30 mijë trupa amerikane në Irak, disa nga të cilatë SHBA ka ndërmend t'i tërheqë tani.

"Ka ende vështirësi, por pa dyshim se shtimi i trupave ka qenë efektiv, dhe ka mundësuar që të tërheqim tani trupat. Irakianët duan që të ketë më pak trupa amerikane, SHBA-të duan që të ketë më pak trupa amerikane. Por, ne duam që ky vizion të jetë i bazuar në sukses", tha presidenti Bush.

Këtë javë Bush ka njoftuar se në fillim të vitit të ardhshëm do të tërhiqen rreth 8 mijë ushtarë nga Iraku- një lëvizje kjo që pritet të lërë edhe 138 mijë trupa tjerë në këtë vend.

Në komentet e tij në Shtëpinë e Bardhë, Talabani tha se Iraku ka përmirësuar marrëdhëniet dhe nuk ka probleme me vendet fqinje Iranin, Sirinë dhe Turqinë.

Ai po ashtu tha se Iraku dhe SHBA-të po vazhdojnë të punojnë për të finalizuar një kornizë startegjike për krijimin e bazës legale për praninë e forcave amerikane ne Irak.
XS
SM
MD
LG