Ndërlidhjet

logo-print

Zv/ndihmës sekretari i shtetit po qëndron në Kosovë


Në Kosovë po qëndron zëvendës- ndihmës sekretari amerikan i shtetit Stuart E. Jones, për të zhvilluar takime me liderët kryesorë të Kosovës.

Sipas njoftimeve të autoriteteve të Kosovës, temë diskutimesh në këto takime ka qenë procesi i njohjes së shtetësisë së Kosovës, nisma serbe për mendim juridik të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe agjenda e palës kosovare për lobim.

Stuart E. Jones që nga korriku i këtij viti i është bashkuar Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit.

XS
SM
MD
LG