Ndërlidhjet

Bombardues rusë aterojnë në Venezuelë


Dy bombardues strategjikë rusë kanë ateruar në Venezuelë.

Zëdhënësi i forcave ajrore ruse Alexandër Drobyshevksy është cituar të ketë thënë se bombarduesit Tu-169 janë pëcjellë nga aeroplanët luftarakë të NATO-së para se të ateronin në bazën ushtarake të Venezuelës.

Aeroplanët kanë aftësi të bartin edhe armë bërthamore, por nuk dihet nëse janë të armatosur.

Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez e ka parë këtë lëvizje si një hap për të luftuar ndikimin amerikan.
XS
SM
MD
LG