Ndërlidhjet

Lavrov viziton Poloninë


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë sot Varshavën për të biseduar me lidershipin polak.

Kjo është vizita e parë e Lavrov-it në një vend të Bashkimit Evropian, që kur anëtarët e bllokut kritikuan me një zë Rusinë pas konfliktit me Gjeorgjinë.

Lavrov me liderët polakë ndër të tjera do të bisedojë edhe për palnin amerikan për mbrojtjen raketore, që do të shtrihet në Poloni dhe Republikën Çeke.

Komandanti i forcave strategjike raketore të Rusisë gjenerali Nikolai Solovstov, tha të mërkurën se Rusia mund t'i shënjestrojë mburojat raketore amerikane në Evropë me raketa balistike.
XS
SM
MD
LG