Ndërlidhjet

SHBA: Filloi shënimi i përvejtorit të sulmeve terroriste


Në Shtetet e Bashkuara sot filloi shënimi i 7-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, nga të cilat u vranë afro 3 mijë vetë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti George Bush do t'i nderoj viktimat e këtyre sulmeve me një minutë heshtje në kohën kur aeroplani i parë i rrëmbyer e qëlloi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë më 11 shtator të vitit 2001.

Të nominuarit për zgjedhjet presidenciale në nëntor, senatori republican, John McCain dhe senatori democrat, Barack Obama, do të marrin pjesë në ceremonitë, që mbahen në vendin ku ndodheshin kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Terroristët e lidhur me al-Kaidën janë mbajtur përgjegjës për kryerjen e sulmeve me aeroplanat e rrëmbyer në Nju Jork, në Pentagon (Uashington) dhe në Pansilvani.
XS
SM
MD
LG