Ndërlidhjet

logo-print

NATO-ja nesër diskuton për Gjeorgjinë


Zyrtarët e lartë ushtarakë të NATO-s nesër e fillojnë takimin e tyre, në të cilin do të shqyrtohet gjendja e ushtrisë së Gjeorgjisë, pas konfliktit me Rusinë.

Koloneli Massimo Panizzi tha se në takimin që mbahet në Sofje të Bulgarisë, do të diskutohet "për zhvillimin e situatës në Gjeorgji dhe për zhvillimet që kanë të bëjnë me forcat e sigurisë" së Gjeorgjisë.

Raportohet se pesë oficerë të NATO-s ishin në Gjeorgji këtë javë sipas "mandatit që u ishte dhënë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, për t'i vlerësuar kërkesat e Gjeorgjisë, përfshirë edhe ato ushtarake".

I dërguari i Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin, kërkoi që aleanca të mos bëjë vizita në Gjeorgji:


- Ne kërkojmë nga NATO-ja që të përmbahet nga vizitat e nivelit të lartë në Gjeorgji, për shkak se udhëheqësit e këtij vendi, vizitat e tilla, i interpretojnë si mbështetje të plotë morale për Saakashvilin perosnalisht, tha Dmitry Rogozin.

Në takimin në Sofje, zyrtarët ushtarakë të NATO-s do të diskutojnë edhe për Afganistanin dhe Kosovën.
XS
SM
MD
LG