Ndërlidhjet

Bloomberg: Qëndrojmë së bashku me ata që pësuan


Në Nju Jork ka filluar ceremonia e shënimit të 7 vjetorit të sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara nga të cilat u vranë afro 3 mijë vetë.

Në fillim të ceremonisë përkujtimore foli prefekti i qytetit të Nju Jorkut, Micheal Bloomberg:
- Ne vijmë këtu çdo vit për të qëndruar së bashku me ata që humbën më së shumti, për të qenë dëshmitar për ditën që filloi si çdo ditë tjetër dhe përfundoi si asnjëherë më parë. Në atë ditë, u morën jetët e njerëzve dhe e mbarë bota e ndjeu këtë, tha zoti Bloomberg.

Në Shtëpinë e Bardhë u dëgjua rënia e këmbanave. Presidenti George Bush dhe zëvendës presidenti Dick Cheney qëndronin në heshtje duke nderuar viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001. Me këtë rast kori këndonte këngën "Zoti e bekoftë Amerikën":

Të nominuarit për zgjedhjet presidenciale në nëntor, senatori republikan, John McCain dhe senatori democrat, Barack Obama, pritet që të marrin pjesë në ceremonitë, që mbahen në vendin ku ndodheshin kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Terroristët e lidhur me al-Kaidën janë mbajtur përgjegjës për kryerjen e sulmeve me aeroplanat e rrëmbyer në Nju Jork, në Pentagon në Uashington dhe në Pansilvani.
XS
SM
MD
LG