Ndërlidhjet

logo-print

Bush: Para shtatë vitesh bota ndryshoi përgjithmonë


Presidenti George Bush, në fjalimin e tij në Pentagon, tha se sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, "përgjithmonë e ndryshuan botën tonë".

- Para 7 vitesh, në këtë orë, aeroplani vdekjeprurës ra nga qielli, e shkatërroi këtë ndërtesë dhe e ndryshoi botën tonë përgjithmonë. Vitet e mëpastajme panë forcën e drejtësisë për njerëzit djaj dhe luftimet në tokat e largëta. Por, secilin vit në këtë ditë, mendjet tona kthehen në këtë hapësirë, tha presidenti George Bush.

Mëtutje ai tha se për një kohë të gjatë në SHBA nuk ka pasur sulme të tjera të këtilla:

- Prej 11 shtatorit, trupat tona e kanë luftuar terrorizmin jashtë Amerikës, prandaj nuk do të ballafaqohemi me të në shtëpi. Duke iu falënderuar trimërisë së meshkujve dhe grave dhe të gjithë atyre që punuan që ne të kemi siguri, nuk ka pasur sulm tjetër në tokën tonë për 2557 ditë, tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG