Ndërlidhjet

Tadiq kërkon mbështejtje për shqyrtim në GJND


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka kërkuar nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, që ta mbështesin synimin e Beogradit që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ta shfaqë qëndrimin e saj lidhur me pavarësinë e Kosovës.

"Serbia do ta dorëzoj propozim rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme, të 63-tën me radhë, të Kombeve të Bashkuara", shkruan, pos tjerash, zoti Tadiq në këtë letër.

Deri tash pavarësia e Kosovës është njohur nga 46 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian. Pavarësinë vazhdojnë ta kundërshtojnë Serbia dhe aleati i saj kryesor, Rusia.
XS
SM
MD
LG