Ndërlidhjet

Putin: Rusia nuk ka ambicje perandorake.


Kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, tha se Rusia nuk ka ambicje perandorake.

Duke folur në një forum në Soçi, ai tha se Rusia në mënyrë jo korrekte po akuzohet për ambicje të tilla, pas konfliktit të muajit të kaluar me Gjeorgjinë.

Sipas tij, Moska "nuk ka dëshirë për të shkelë sovranitetin e ish republikave të Bashkimit Sovjetik".

Por, zoti Putin fuqishëm e mbrojti vendimin e Rusisë për invadimin e Gjeorgjisë, pasi, sipas tij, trupat gjeorgjiane e sulmuan Osetinë Jugore më 7 gusht.
XS
SM
MD
LG