Ndërlidhjet

Berisha: Bashkimi me Kosovën – absolutisht jorealist


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se është "absolutisht jorealiste" për Shqipërinë që ta shqyrtoj mundësinë e bashkimit me Kosovën ose Shqipërinë e Madhe.

"Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", i tha ai agjencisë Reuters.

I pyetur për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke e konsideruar atë pjesë të saj, Sali Berisha tha se ka pritur që tensionet e së kaluarës të zbuteshin pasi të dy palët po punonin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë aspekt ai u shpreh se "nuk beson se Serbia është e gatshme ta sakrifikoj të ardhmen për shkak të së kaluarës".

Mëtutje zoti Berisha tha se vitin e ardhshëm Shqipëria mund të jetë gati që të kërkoj anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, "kjo varet shumë nga shqiptarët, por poashtu edhe nga zgjerimi i Bashkimit Evropian, që është shndërruar në një proces të ndjeshëm".
XS
SM
MD
LG