Ndërlidhjet

logo-print

Palin: Gjeorgjia dhe Ukraina të hyjnë në NATO


Guvernatorja e Alaskës Sarah Palin, e nominuar për nënpresidente nga republikanët, ka kërkuar që Gjeorgjia dhe Ukraina të pranohen në NATO.

Në intervistën e parë televizive që nga zgjedhja e saj për të garuar në zgjedhjet presidenciale nga i nominuari për president John McCain, Palin, po ashtu ka thënë se SHBA-të mund të hyjnë në luftë, nëse edhe pasi që të bëhet anëtare e NATO, Gjeorgjia invadohet nga Rusia.

Ajo i tha televizionit ABC News se SHBA-të duhet të vështrojnë më kujdes Rusinë, duke thënë se pushtimi i Gjeorgjisë nga Rusia nuk ishte i pranueshëm.

"Ne do kemi marrëdhënie të mira me presidentin Sakashvili. Kam folur më të dhe i kam shrpehur përkushtimin tim se si partnere në garë e John McCain-it, do të jemi të përkushtuar për Gjeorgjinë", tha Palin.

Ajo ka shtuar se Lufta e Ftohtë mes SHBA-së dhe Rusisë nuk duhet të përsëritet.
XS
SM
MD
LG