Ndërlidhjet

Kabul: Vriten dy ushtarë amerikanë


Dy ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve në Afganistanin lindor.

Associated Press njofton se vdekjet e së enjtes çojnë në 113 numrin e trupave amerikanë të vrarë gjatë këtij viti në Afganistan.

Ky edhe është viti më vdekjeprurës për ushtarët amerikanë në Afganistan, që kur trupat rrëzuan regjimin e talebanëve në fund të vitit 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.
XS
SM
MD
LG