Ndërlidhjet

Chavez dëbon ambasadorin amerikan


Presidenti i Venezuelës ka dëbuar ambasadorin amerikan në Venezuelë në shenjë solidariteti me Bolivinë.

Chavez tha se i jep 72 orë kohë ambasadorit amerikan që ta lëshojë Karakasin.

Ai po ashtu tha se e thërret ambasadorin e Venezuelës nga Uashingtoni.

Më herët, presidenti i Bolivisë Evo Morales ka dëbuar ambasadorin amerikan në La Paz, duke e akuzuar atë se ka përkrahur protestat e opozitës në Ande.

Administrata e Bushit është kundërpërgjigjur duke larguar të dërguarin kryesor të Bolivisë nga Uashingtoni.

XS
SM
MD
LG