Ndërlidhjet

Vriten mbi 10 militantë afganë


Ushtria amerikane tha se forcat e koalicionit kanë vrarë më shumë se 10 militantë dhe kanë arrestuar dy të tjerë, gjatë një operacioni në Afganistanin lindor.

Të dhjetit janë vrarë të enjten gjatë një sulmi në provincën veri-lindore të Kapisas.

Ndërsa dy persona janë arrestuar në një operacion të ndarë në provincën jug-lindore të Khostit.

Operacioni kishte në shënjestër rrjetin e komandantit veteran muxhahedin Jalaluddin Haqqani, i cili mban lidhje me talebanët dhe Al Qaidën.

Në fillim të kësaj jave, një bazë që dyshohej të kishte lidhje me Haqqanin, në një rajon fisnor të Pakistanit, afër kufirit afgan, është qëlluar me raketa, duke lënë të vdekur më shumë se 20 persona.
XS
SM
MD
LG