Ndërlidhjet

Jaruzelski nxirret para drejtësisë polake


Ish-lideri komunist i Polonisë gjenerali Wojçe Jaruzelski është paraqitur para gjyqit, per t'u përballë me akuzat për shpalljen e gjendjes së luftës në vitin 1981.

Jaruzelski dhe 8 ish- zyrtarë tjerë, do të gjykohen për shtypjen e lëvizjes opozitare Solidariteti gjatë së cilës ishin vrarë dhjetëra persona.

Jaruzelski ka thënë se ai është dashur të veprojë kundër Solidaritetit, në mënyrë, që të pengojë invazionin sovjetik në Poloni.

Nëse shpallet fajtor, 84 vjecari Jaruzelski, mund të dënohet deri me 10 vjet burg.
XS
SM
MD
LG