Ndërlidhjet

Medvedev: Gjeorgjia në NATO– faktor destabilizues


Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se edhe nëse Gjeorgjia do të ishte në rugën e saj për anëtarësim në NATO, ai nuk do të hezitonte ta sulmonte atë në kushtet e rrethanave të ngjashme me ato të muajit të kaluar.

"Çka do të thotë nëse Gjeorgjia është e përfshirë në planin aksional për anëtarësim në NATO? Nuk do të kisha pritur asnjë sekondë në marrjen e vendimit që e pata bërë në këtë pikë", tha Dmitry Medvedev.

Sipas tij, me anëtarësimin në NATO, Gjeorgjia do të bëhej faktor destabilizues si për aleancën perëndimore ashtu edhe për rajonin e Kaukazit.
XS
SM
MD
LG