Ndërlidhjet

Turkmeni: Të shtëna në kryeqytetin Ashgabat


Ka raporte se gjatë natës në kryeqytetin e Turkmenisë, Ashkabat, ka pasur të shtëna vdekjeprurëse ndërmjet anëtarëve të një grupi të paindentifikuar islamik dhe forcave të sigurisë.

Sipas programit për Turkmeni të Radios Evropa e Lirë, është raportuar për të vrarë dhe të plagosur nga të dy palët.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ashkabat i ka konfirmuar të shtënat në qytet por nuk ka detaje të tjera.

Mediat në Turkmeni, të kontrolluara nga qeveria, nuk kanë dhënë ndonjë informatë për këtë zhvillim.
XS
SM
MD
LG