Ndërlidhjet

Tbilisi: Forcat e Rusisë janë tërhequr nga pesë pika


Forcat e Rusisë i kanë evakuuar pesë vendqëndrime në pjesën perëndimore të Gjeorgjisë, sipas premtimeve që i kishte bërë Moska.

Në mesin e këtyre pikave, janë mbyllur edhe kampet ushtarake në Nabada dhe në Patara Poti, që gjenden jashtë qytetit dhe portit strategjik gjeorgjian, Poti dhe bazat në Teklati dhe Pirveli Maisi, afër qytetit Senaki.

Zyrtarët rusë dhe ata gjeorgjianë e kanë konfirmuar tërheqjen. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme ruse, Andrei Nesterenko, tha se tërheqja e forcave ruse nga linja Poti – Senaki po bëhej sipas marrëveshjes së 8 shtatorit ndërmjet Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

Sipas kësaj marrëveshjeje ndërmjet presidentit rus, Dmitry Medvedev dhe presidentit francez, Nicolas Sarkozy, Rusia deri të hënën duhet t'i çmontoj pesë baza afër Potit dhe Senakit në pjesën perëndimore të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG