Ndërlidhjet

logo-print

Përleshje ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve


Së paku katër palestinezë janë plagosur në përleshjet e sotme me trupat izraelite dhe kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor.

Përleshjet ndodhën pasi një palestinez fshehtas u fut në vendbanimin Yitzhar në Bregun Perëndimor dhe e therri një djalë 9 vjeçar.

I riu izraelit ishte lënduar lehtë nga kjo therrje.

Pas një kohe të shkurtër, afro 150 kolonë, depërtuan në një fshat të afërt palestinez dhe hapën zjarr. Konfrontimi që u krijua u ndërpre nga forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG