Ndërlidhjet

Xheda: Minsitri Hyseni u takua me zotin Ihsanoglu


Ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, ka kërkuar sot nga sekretari i përgjithshëm i Konferencës Islamike, Ekmeledin Ihsanoglu, që të ndihmoj në procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet e kësaj organizate.

Në njoftimin e ministrisë së jashtme të Kosovës, mëtutje thuhet se ministri Hyseni ka kërkuar që Organizata e Konferencës Islamike ta kundërshtoj kërkesën e Serbisë në Kombet e Bashkuara që Gjykata ndërkombëtare ta shqyrtoj ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Ky takimi u bë në Xheda të Arabisë Saudite, ku ministri Hyseni po qëndron në vizitë me ftesë të zotit Ihsanoglu.
XS
SM
MD
LG