Ndërlidhjet

Kërkohen të mbijetuarit nga uragani Ike


Ekipet e shpëtimit në Teksas kanë filluar që të kërkojnë njerëzit, të cilët refuzuan që të evakuohen nga zona e goditur më së rëndi prej uraganit Ike.

Ike, që tani është ulur në kategorinë e stuhisë tropikale, u ka ndërprerë energjinë elektrike miliona banorëve të Teksasit.

Po ashtu, i ka thyer xhamat e rrokaqiejve dhe ka përmbytur mijëra shtëpi përgjatë bregdetit.

Presidenti amerikan George Bush i ka shpallë disa pjesë të shtetit si zona të goditur nga katastrofa natyrore.
XS
SM
MD
LG