Ndërlidhjet

Thellohen problemet për Alitalia-n


Kompania ajrore italiane Alitalia ka thënë se nuk mund të garantojë se do ketë fluturime pas të dielës.

Komisioneri i Alitalias, i emëruar nga qeveria, Augusto Fantozzi, është cituar nga mediat italiane të ketë thënë se furnizimi me karburante po zvogëlohet dhe të hënën mund të harxhohet i tëri.

Ai i ka bërë këto komente pas dështimit të negociatave me një grup të investitorëve privatë italianë CAI, të cilët duan ta marrin kontrollin mbi kompaninë ajrore të kontrolluar nga qeveria.

Sindikata ka refuzuar marrëveshjen, pasi që CAI tha se duhet larguar nga puna 7 mijë punëtorë, në mënyrë që të shpëtohet kompania.
XS
SM
MD
LG