Ndërlidhjet

Romë: Qeveria ndërhyn të shpëtohet Alitalia


Qeveria italiane po zhvillon bisedime emergjente me sindikatat dhe investitorët për të shpëtuar kompaninë kombëtare ajrore Alitalia.

Plani i shpëtimit parasheh që përveç shkurtimit të vendeve të punës, investitorët të blejnë asete të kompanisë në vlerë prej 1.4 miliarda dollarë.

Alitalia ka thënë se nuk mund të garantojë se do ketë fluturime pas të dielës. I rmëruari nga qeveria, Augusto Fantozzi tha se furnizimi me karburante po zvoglohet dhe të hënën mund të harxhohet i tëri.

Ai i bëri këto komente pas dështimit të negociatave me investitorët privatë, që duan ta marrin kontrollin mbi kompaninë e kontrolluar nga qeveria.

Sindikata refuzoi marrëveshjen, pasi u kërkua largimi nga puna i 7.000 punëtorëve.
XS
SM
MD
LG