Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Ish presidenti kritikon politikat e Ahmadinejadit


Ish presidenti i Iranit Mohammad Khatami e ka kritikuar politikën e jashtme të qeverisë aktuale të Iranit.

Shtypi lokal citon Khatamin të ketë thënë se "slloganet agresive dhe të mprehta po përdoren nga armiku për ta cënuar vendin dhe sistemin".

Khatami duket se ka aluduar ndaj pozicionit sfidues të presidentit Mahmoud Ahmadinejad për programin bërthamor iranian, i cili ka nxitur tre palë sanksione të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG