Ndërlidhjet

Solana takohet me Mbretin e Jordanisë


Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana është takuar sot me Mbretin e Jordanisë, Abdullah, me të cilin bisedoi për procesin e paqes izraelito-palestinez.

Abdullah ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të mbetet i angazhuar në rajon, dhe paralajmëroi se ndërtimi i vazhdueshëm i vendbanimeve izraelite në territoret palestineze "do t'i prishë përpjekjet paqësore".

Solana ndodhet në një turne në Lindjen e Mesme, ku përfshihen vizitat në Izrael, territoret Palestineze dhe Egjipt.
XS
SM
MD
LG