Ndërlidhjet

Bush: Është herët të vlerësohen dëmet nga uragani


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se ende është herët të vlerësohen dëmet që uragani Ike u ka bërë rafinerive në Teksas.

Bush tha se prioriteti kryesor tash është furnizimi me energji elektrike i miliona njerëzve, të cilët dje mbetën pa energji pasi stuhia kaloi në shtetin e Teksasit.

"Kjo ishte një stuhi, e cila kërkon kohë që njerëzit të marrin veten", tha Bush.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit në Teksas vazhdojnë t'i kërkojnë njerëzit, të cilët refuzuan të evakuohen nga zona e goditur më së rëndi prej uraganit Ike.
XS
SM
MD
LG