Ndërlidhjet

Defekti në motor shkak i rrëzimit të aeroplanit rus


Një zyrtar i hetimeve tha se rrëzimi i aeroplanit të udhëtarëve që mori jetën e 88 personave në Rusinë qendrore me gjasë është shkaktuar nga defekti në motor.

Vladimir Markin tha se dështimi i njërit nga dy motorët e Boeing 737 mund të ketë qenë shkaku i fatkeqësisë që aeroplani të rrëzohet në qytetin Perm të Siberisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Emergjencave, Irina Andrianova tha se nuk ka të mbijetuar.
XS
SM
MD
LG