Ndërlidhjet

Papa: Jo gjithë dialogjet janë frytdhënëse


Papa Benedikti XVI tha se Kisha Katolike dëshiron ta vazhdojë dialogun me besimet tjera, por takimet e tilla duhet të jenë përmbajtësore.

Duke folur para peshkopëve francezë në tempullin në Lordes, papa tha se dialogu ndërfetar është nevojë jetike në botën e globalizuar, por shtoi se jo të gjitha përpjekjet janë frytdhënëse.

Vërejtjet e tij u bënë në kohën kur janë shpeshtuar takimet ndërfetare, veçanërisht ndërmjet të Krishterëve dhe Myslimanëve.

Ai tha se është koha për t'i shquar takimet e mirësjelljes nga takimet që me vërtetë mund të çojnë në mirëkuptim.
XS
SM
MD
LG