Ndërlidhjet

Xhakartë: 21 vdesin në një rrëmujë


Policia e Indonezisë tha se të paktën 21 persona kanë vdekur nga një rrëmujë, e cila u shkaktua nga turma që ishte mbledhur në një rrugicë të ngushtë për të marrë ndihma në të holla.

Ndihmat shpërndaheshin për nder të muajit të shenjtë të myslimanëve- Ramazanit.

11 persona janë lënduar në një rrëmujë tjetër në Pasuruan, në provincën lindore të Javas, ku një familje e pasur shpërndante ndihma në të holla në vlerë prej 30 mije rupiash indoneziane, apo 3. 3 dollarë amerikanë, për njerëzit në nevojë.

Dhënia e parave është një formë e rëndomtë e bamirësisë gjatë muajit Ramazan, e cila praktikohet nga indonezianët e pasur.
XS
SM
MD
LG