Ndërlidhjet

Trupat pakistaneze vrasin mbi 30 militantë


Zyrtarët pakistanezë të sigurisë thanë se trupat të mbështetur nga tankse dhe helikopterë kanë vrarë të dielën më shumë se 30 militantë, që kishin lidhje me Al-Qaedan në një zonë të trazuar fisnore afër kufirit afgan.

Forcat pakistaneze për javë me radhë kanë vënë në shënjestër pozicionet e rebelëve në Bajaur, në një operacion të madh në të cilin janë vrarë afër 700 njerëz, kryesisht militantë, dhe janë zhvendosur 260 mijë persona.

Afër 20 militantë janë vrarë nga trupat e qeverisë në katër ditët e kaluara në një ofensivë, bën të ditur ushtria.

Dhuna në rajonet fisnore të Pakistanit është e pranishme, që kur qindra talebane dhe rebelë të Al Qaidas ikën nga Afganistani pas invazionit të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG