Ndërlidhjet

Gates në vizitë të papritur në Bagdad


Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates gjendet në Bagdad, në një vizitë të paparalajmëruar.

Vizita e tij po bëhet, ndërkohë që Uashingtoni dhe Bagdadi po negociojnë një pakt kontradiktor të sigurisë, i cili do të lejojë praninë e trupave amerikane në Irak, edhe pasi të skadojë mandati i OKB-së në fund të këtij viti.

Javën e kaluar, Gates tha se SHBA-të janë tani në fazën finale në Irak, por trupat, sipas tij duhet të tërhiqen në mënyrë të kujdesshme.

Të martën, Gates do të marrë pjesë në ceremoninë e transferit të komandës së forcave amerikane te gjenerali Ray Odieron nga gjenerali David Petreaus, mandati i të cilit është shënuar me zbarkimin e 30 mijë trupave shtesë dhe uljen e dhunës.
XS
SM
MD
LG