Ndërlidhjet

Wordsworth: Nisma e Serbisë është gabim


Ambasadori britanik në Beograd, Steven Wordsworth ka vlerësuar se është gabim që çështja e pavarësisë së Kosovës të shqyrtohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

"Ne besojmë se ky është gabim, sepse në këtë mënyrë do të vazhdojmë të fokusohemi në atë që na largon, e jo në atë ku mund të punojmë së bashku", tha ai.

"Serbia ka ardhmëri të ndritur si vend anëtar i BE-së, dhe një ditë edhe i NATO-s. Besojmë që integrimi i gjithë rajonit, përfshirë Serbinë dhe Kosovën, ofrojnë mundësi më të mirë për paqen e përhershme dhe prosperitetin e të gjithë njerëzve", tha ambasadori Wordsworth.
XS
SM
MD
LG